Balluku pregatit ndërhyrjen brutale me TECe në Gji të Vlorës.

KESH, pak ditë më parë, në përgjigjen me shkrim për TECin e Vlorës tek Rrjeti Investigativ Shqipëri konfirmon: “Janë kryer disa inspektime dhe vlerësime, por nuk është arritur një konkluzion përfundimtar dhe kategorik nëse sistemi është i riparueshëm apo duhet zëvendësuar me një të ri”.
Pse nuk ka akoma një konluzion përfundimtar, kur është derdhur lum parash për studime se se si mund të vihet në punë?
Znj. Balluku pavarësisht se nuk ka një konkluzion përfundimtar për gati 200 milion EUR të shpenzuara pa prodhuar asnjë KWh energji ka një konkluzion të saj, që nëse lejohet ta vërë në jetë do të përballeshim me krimin më të madh ekonomik në Shqipëri, me gazifikimin, që vlerësohet rreth 5 miliard EUR, ku shumë studjues parashikojnë mospërdorim të aseteve të ndërtuara për gazifikimn.
Dhe pikënisja e këtij krimi të madh që ka shumë gjasa të ndodh është shkatërrimi i gjirit turistik të Vlorës.
Sot Ministria e znj. Balluku shprehet se po punojmë: “ …për të vendosur në operime njëhere e mirë TEC Vlora dhe jo vetëm me 97MWh fuqi si ishte parashikuar, por me tre module që te ndara ne tre faza, në fund do të ofrojnë një aset termal prej 350MWh fuqi”.
Dhe këtë punë do ta bëka kompania amerikane, që ka sjellë dhe TECin e ndryshkur lundrues nga Bangladeshi, për emergjencën e energjisë që mbaroi 2 vjet më parë, por pavarësisht se nuk ka punuar asnjë ditë e nuk do punoj dot asnjë ditë, kjo kompani offshore po bëhet gati ti dorzoj çelsat KESHit e KESHi pas marrjes së çelsave do të transferoj 70 milion EUR kompanisë offshore. Pakkush e di që kjo kompani u shpall fituese se do vinte në punë edhe TECin e Vlorës dhe do ndërtonte dhe terminalin e gazit në gji të Vlorës dhe që kërkesa për tender nga KESH ishte që të ishte TEC lundrues e të vinte të instalohej në Vlorë, pra që të ishte kjo që ishte bërë më parë marrveshja, Excelerate.
Në vizitën pak javë më parë në Azerbajxhan, së bashku me z. Rama folën edhe për gazifikimin e Korcës.
Është çudi e madhe me këtë maxhorancë. Kryeministri nënvizoi muajin e kaluar në mbledhjen e konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar se vendi është investuar në burimet e energjisë nga era e dielli dhe synimi është që të jemi një vend ku prodhimi i energjisë elektrike të jetë 100 % i rinovueshëm.
Blinken në vizitën e tij në Tiranë tha: "Ne shikojmë se si ka potenciale të mëdha për të diversifikuar burimet shqiptare të energjisë për të ndihmuar gjithashtu planetin tonë të përbashkët dhe për të krijuar një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse për të gjithë, përmes ndihmës në hidroenergji, eolike dhe diellore.
Ne Janar Administrata Biden-Harris shpalli një pauzë për miratimet në pritje të eksporteve të gazit natyror të lëngshëm për vende si Shqipëria.
Përgjegjësia për TEC të Vlorës është ekskluzive e PS
“Termocentrali i Vlorës, i parashikuar për të prodhuar 97MW energji elektrike në vit, është një vepër e dështuar që në nisje të tij, për shkak të projektimit të gabuar dhe problematikave që pasuan vënien e tij në punë, në vitin 2011. Ky impiant është një tjetër dështim i trashëguar nga qeveria e asaj kohe…”, pat thënë ditë më parë Balluku dhe konfirmon me shkrim, sot, ministra e saj.
Përgjegjësia për dështim të TEC të Vlorës është ekskluzive e PS.
Në vitin 2001 ministri i athershëm i Energjisë, Doda njoftonte Bankën Botërore se hiqej dorë nga rikonstruksioni i TECit të Fierit, për të cilin ishte gjetur dhe financimi duke kaluar me variantin e TEC të Vlorës, edhe pse për këtë TEC nuk kishte as naftë as gaz. Po në këtë vit ExonMobil me ndonjë kompani tjetër të madhe i kishin vënë syrin Gjirit të Vlorës për super terminal nafte, i quajtur AMBO, që nafta do vinte nga Azerbajxhani. Aktualisht, jo çuditërisht është përsëri Exonmobil bashkë me këtë kompaninë Excelerate të TECit të Bangladeshit, që i janë ngjitur Gjirit të Vlorës, por këtë herë me terminalin e gazit. Super terminali i naftäs asokohe në 2001 kërkonte një burim të pavarur energjie (studimi i fisibilitetit), që të ishte pranë këtij terminali për të shkarkuar e ngarkuar miliona ton naftë brutto. Dhe u sajua TECi i Vlorës. KESH që drejtohej nga PS në atë periudhë, me ministrinë, së bashku me zyrën e BB në Tiranë i bënë gati letrat për TEC të Vlorës.
Qysh në 2003, publiku i Vlorës ka kundërshtuar ndërtimin e TECit, aty ku është, por PS mbështeti dhe ndihmoi me vendimmarrje politike dhe administratën e saj që ai TEC të ngulej aty. Në fillim të vitit 2005 u krijua Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës dhe protestoi fuqishëm para zgjedhjeve parlamentare të viti 2005. Protesta e reagime që e vazhdojnë edhe sot. PD kundërshtoi kthimin e Vlorës në gji nafte dhe u shpreh publikisht kundër ndërtimit të TECeve në Vlorë. Me ardhjen në pushtet PD, në rrethana që nuk dihen shkoi drejt miratimit përfundimtar të kontratës së TECit. Artikullshkruesit i është kërkuar nga një përfaqësues i qevrisë së re të PD, që protestuesit të lejonin ndërtimin vetëm të një TECi. Protestat realisht vazhduan pandalur. PD firmosi kontratën të pregatitur nga PS, edhe pse do ti kishte bërë një të mirë të madhe të mos e firmoste kontratën.
Nuk mund të mos përsëritet që Paneli i Inspektimit i Bankës Botrore e gjeti në shkelje të politikave të BB TECin e Vlorës, që sekretariati i Përputhshmërisë të Konventës së Aahrusit e gjeti në shkelje të Konventës, që Deapartamenti i investigimit të BB konfirmon korrupsion në TECin e Vlorës në vitin 2018.
Minimalisht, Qeveria duhet në këto plane gazifikimi ka detyrim të konsultohet me publikun dhe në paligjshmëri tw plotë po e përjashton atë.