Hajdutëria e madhe pa përgjegjës.
Janë paksuar vjedhjet nga hajdutë të vegjël nëpër autobuza, nëpër dyqane, bankomate, stalla etj, por jemi në një situatë të një hajdutërie të madhe tw shtuar, nga hajdutë të mëdhej. Ndërsa ndonjë hajdut është kapur, si psh ajo në qindra mijra euro ne tubat e respiratorit, shumica e hajdutëve me miliona të vjedhura, të dënuar ose të dyshuar, apo dhe të lirë (shumica) nuk janë kapur dhe është e vështirë të kapen, qoftw tw fshehura në qypat nën tokë, kasaforta speciale, apo banka offshore.
Gjykatat administrative që kanë shumë mundësi të parandalojnë vjedhjen, e madhe thjeshtë e lënë vjedhjen të ndodhë. Ato në bashkpunim me avokatët e shtetit, që gjithnjë janë me “vjedhësin”, i rrëzojnë me lehtësi paditë e ngritura nga shoqëria civile.
Gjykata Speciale, kur vjedhja është bërë mal futet në lojë (sigurisht me vonesë) dhe përsëri dikush dënohet por, vjedhja milionëshe ka ndodhur.
Ja disa raste vjedhje, pa përgjegjës të vjedhjeve dhe që gjykatat i kanë lënë vjedhjet të ndodhin.
1. Vjedhja me TEC të roskovecit (më e fundit)
SPAK njofton: "sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike....”
Publiku nuk e di, pasi nuk është publikuar gjwkundi, që pikërisht në të njëjtë ditë, më 31 Tetor 2025, KKTU, që drejtohet nga kryeministri, ka miratuar lejen e ndërtimit për TEC të Roskovecit.
Kjo leje është dhënë në mungesë të lejeve, që janë parakusht, leja e prodhimit të energjisë, leja e nga bazeni i Semanit, leja mjedisore (e skaduar, pasi nuk ka filluar ndertimi pas 2 vjetësh).
Kompania, që mund të jetë hajduti, ose bashkpunëtor me hajdutin, së fundmi ka bërë një mashtrim, duke thënë zyrtarisht se ka filluar ndërtimi. Banorët thonë se nuk ka filluar ndërtimi para dt 13 Nëntor, që ka qënë afati i skadimit të lejes mjedisore, as tani.
Kompania thotë (guxon edhe në seancë gjyqsore) se i ka të gjitha lejet dhe nesër pas një viti mund të sjellë ndonjë rrangallë në Roskovec, që të helmoj popullin, tokën bujqësore, prodhimet bujqësore, ujin e puseve, vetë njerëzit për 49 vjet, sipas marrveshjes. Kompania mund të kërkoj dëmshpërblim qindra milion Euro në gjykatë ndërkombëtare.
Nëse nuk ndalohet ky gjoja investim strategjik (sipas deputetit Balla) vjedhja do ndodhi. Do vidhen vitet e jetës së banorëve të zonës e më gjërë, nga ndotjet e mjedisit dhe prodhimit bujqësor, do vidhet ekonomia e banorëve. Do vidhet buxhet i shtetit.
Padia në Gjykate Administrative për TEC të Roskovecit prej shoqëria civile në korrik 2024 u rrëzua nga Gjykata dhe te nesërmen KKT miraton vendimin per ndertimin e TECit. Njw padi tjetwr, e shoqwrisw civile, prej gati njw viti sapo ka filluar kunder vendimit te Qeverise per lejen e ndertimit te TEC te Roskovecit, por duket se kompania ne unison dhe me ministrite dhe avokatin e shtetit kanw kwrkuar rrwzimin e padisw.
2. Vjedhja me inceneratorët.
Tre inceneratorët, Elbasan, Fier, Tiranë janë aty si bankomat, ku kodin e tërheqjes e së parave nga buxheti i shtetit e ka vetëm “hajduti” me bashkpunëtorët e tij. Në fillim të vitit 2018 u pë padia nga shoqëria civile për incenerator të Fierit, që mund të shpëtonte miliona Euro të harxhuara nga Buxheti i shtetit për incinerator të Fierit e Tiranës.
Gjykata administrative e rrëzoi padinë. Vjedhja do vazhdoj për 30 vjet. Mund të paguajmë dhe dëmshpërblim Bashkisë së Dubrovnik, për ndotjen që i shkaktuam, ditw mw parw, nga trasmetimi i ndotjes përmes detit.
3. Vjedhja me TEC lundrues në Vlorë
Padia nga shoqëria civile dhe qytetarët e vlorës kundër TECit lundrues në Vlorë është bërë 2 vite e gjysëm më parë, kur TECi lundrues nuk kishte ardhur akoma nga Bangladeshi, ku kishte punuar 20 vjet atje dhe kishte qëndruar pa punë 4 vjet.
Më 30 Nëntor 2025, një ditë para marrjes së pandehut të ministers përgjegjëse Balluku, gjykata administrative e shkallës së parë në Tiranë e rrëzoi padinë kundër TECit lundrues, pa shpjegim. Vendimi nuk është zbardhur ende, edhe pse është kërkuar përshpejtim.
Në gjyq u sollën prova se drejtori i KESH i emëruar 2 ditë para se të bëhej testi e funksionimit të TECit lundrues, në Gusht 2024 e morri në dorrëzim TECin lundrues, ndërsa testi ishte mashtrim.
Kurse, se si është bërë tenderi për TECin e Bangladeshit është tragji-komike.
Shkurt. TECi lundrues nuk punon dhe nga buxheti i shtetit vazhdojnë qysh prej shtatorit 2024 shkojnë në drejtim të paditur cdo ditë 94500 USD, që do të vazhdojnë të rrjedhin nga busheti i shtetit deri më 31 Gusht 2026.
4. Vjedhja me HECet e vegjël me devijim.
Vjedhja e ujit që po ndodh që nga viti i largët 2008 është vjedhja jo vetëm më e madhe, por më kriminale, pasi ka lënë me qindra fshatra e mijra fermere, pa ujë për vaditje të tokave të tyre, në shkatërrim të ekosistemeve të zonave malore, duke nxitur braktisjen e popullsisë së këtyre zonave.
Banorët e shumë zonave prej vitesh janë nëpër gjykata dhe nuk ka një rast të vetëm që gjykatat në mënyrë të plotë të pranojë paditë e banorëve.
Këto raste janë vetëm një pjesë e vogël e hajdutërisë së madhe, që nuk janë aktualisht në lajmet për vjedhjet e komentuara në institucione, gjykata, media, publik.
Kush është përgjegjës për këtë hajdutëri të madhe në Shqipëri?
Përgjegjës kryesor, për këtë hajdutëri të madhe është Qeveria, aktuale, e Shqipërisë.
Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama e kërkuar nga gjithë opozita dhe më gjërë nga shoqëria shqiptare është i vetmi veprim, që do mund të shpëtohet nga kjo hajdutëri e madhe.