Marrëveshja detyruese për Shqipërinë, për të blerë gaz, që nuk i duhet, për 20 vjet-krim ekonomik.

Gazeta “The Wall Street Journal” në 14 Tetor 2026 shkruan : “Avokatët e Aktor ( shënimi im: AKTOR- korporata Greko-Ameriake e gazit ) thanë se marrëveshja 20-vjeçare për furnizimin me gaz të Shqipërisë është ‘detyruese për palët’ dhe i nënshtrohet arbitrazhit ndërkombëtar”.
Ministri aktual i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nuk e ka informuar publikun për këtë marrveshje 20 vjeçare. A thua të jetë sajesë e avokatëve të AKTOR, kjo marrveshje 20 vjeçare detyruese?
Ka një marrveshje. Është marrëveshja, që përfaqësuesi i AKTOR firmosi Më 28 prill 2026, në Kryeministri Memorandumin për zhvillimin e hub-it energjetik të Vlorës dhe Marrëveshja kuadër për furnizimin me gaz të lëngshëm natyror (LNG). Nuk është publikuar gjëkundi teksti i kësaj marrveshje.
Ministri, Enea Karakaçi duhet të flasë për këtë marrveshje 20 vjeçare detyruese.
Hub-i energjitik i Vlorës, së pari, përfshin së pari, rijetëzimi i TECit të Vlorës, së dyti, zbatimi i kapaciteteve të brezit të dytë me ndërtime TECesh me kapacitet 250 MW (pra gati 3 TECe të tjerë, si ai I Vlorës). Gjithashtu përfshihet edhe riklasifikimi i infrastrukturës, duke përfshirë një depozitim, si dhe platforma e rigazifikimit. Po kështu dhe ndërtimi i tubacionit Fier–Vlorë, që e lidh këtë me rrjetin rajonal të transmetimit të gazit.
Marrveshja për HUBin energjitik, si kjo e 28 Prillit, për të cilin ka firmosur kompania Albgaz me aksioner tani, 100% të ministrit, z.Karkaçi, pa patur asnjë studim fisibiliteti, siç ka deklaruar ministria e tij, tek “Wall Street Journal” nuk mund të bëhej. Shumë ekspertë vendas e të huaj e kanë argumentuar se futja e gazit në Shqipëri pë prodhim energjie elektrike është jo vetëm antiekonomik, por dhe antimjedisor për Shqipërinë, është lëshim territori. Dhe  kjo ka filluar me TECin e Roskovecit, për të cilin Qeveria ka dhënë lejen e ndërtimit, duke shkelur haptazi ligjin për mbrojtjen e tokës bujqësore, Nga ana tjetër dhe kompania e gazsjellësit TAP ka hapur pikën e daljes së gazit aty, për TECin.
Shqipëria brenda 2 viteve do të jetë vend që 100% të prodhimit dhe konsumit të energisë elektrike do e siguroj nga burime të rinovueshme. Dhe deri në 2030 mund të eksportoj. Ekspertët e energjisë e lidhin sigurinë energjitike të vendit, në kushtet e zhvillimit eksponencial të energjisë elektrike nga energjia diellore dhe burime të tjera të rinuvueshme, thjesht me pak invesitme në drejtim të ruajtjes së energjisë,së prodhuar, nëpërmjet baterive (battery storage), çmimi i të cilave aktualisht ka rënie të madhe.
Në këtë situate pritet që Shqipëria të përfundoj në arbitrazhin ndërkombëtar, duke paguar qindra miliona Euro, për mos respektimin e marrëveshjes. Kjo do ta çonte ekonominë e Shqipërisë në atë që quhet “carbon lock-in”, bllokimi ekonomisë prej karbonit.
Është ekstremisht e vështirë ta pranosh se marrveshja për Hub-in energjitik të Vlorës është paaftësi qeverisëse. Nëse jo korrupsion gjigand, është dorëzim para lobeve e lobistëve amerikanë, të naftës e të gazit, deri në kufij të tradhëtisë kombëtare, për qëllim të pushtetmbajtjes.