Përgënjeshtrim i deklaratës së Kryeministrit për Zvërnecin, Qëndrimi i organizatave mjedisore në Shqipëri

16 qershor 2026

Kryeministri mund ta shpallë projektin të dobishëm, të sigurt dhe me ndikim miliardash në ekonomi, por deklaratat politike nuk e ndryshojnë faktin se vendimmarrja i ka paraprirë studimeve, transparencës dhe vlerësimit të ndikimeve në mjedis dhe ekonomi bashkë. Jemi dëshmitar që përveç deklaratave politike, nuk ka asnjë faqe studim fisibiliteti, të dhëna, shifra etj, që si rregull shoqërojnë projekt-idenë të zhvillimeve nga më të voglat te më të mëdhatë.

Rasti i Zvërnecit nuk zbuloi shkeljen e disa procedurave bezdisëse që duhen hequr nga rruga e investimit. Bëhet fjalë për kufij materialë të vendosur nga legjislacioni kombëtar dhe detyrimet ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës. Vlerësimet mjedisore, studimet shkencore dhe konsultimi publik nuk janë formalitete, ato duhet të tregojnë nëse projekti mund ose jo të realizohet.

Një zonë e mbrojtur nuk mund të kthehet në qytet vetëm sepse investimi premton përfitime të mëdha ekonomike. Edhe sikur të na premtohej se nesër do të hanim me lugë floriri, ligji nuk lejon që pasuritë natyrore të sakrifikohen dhe më pas shkelja të justifikohet me fitimin e pritshëm.

Në një shtet të së drejtës, fillimisht përcaktojnë ligji, shkenca dhe interesi publik nëse dhe sa mund të zhvillohet territori. Vetëm më pas mund të flasë politika për investimin.

Disa konsiderata e përgënjeshtrime mbi disa fakte në deklaratën kryeministrore:

  1. Prona private nuk është leje për të zaptuar një zonë të mbrojtur, ndërsa rrethimi kufizoi pronën publike.

Fakti që toka është private nuk i heq shtetit përgjegjësinë për ta mbrojtur zonën. Njësoj si pronari i një oborri në Tiranë nuk mund të ngrejë kullë vetëm sepse toka është e tij, as pronari në Zvërnec nuk mund të zhvillojë çfarëdo projekti brenda një Peizazhi të Mbrojtur.

Problemi bëhet edhe më serioz sepse rrethimi i autorizuar nga KKTU-ja, pa një Vlerësim mjedisor, rezulton të jetë shtrirë drejt brezit bregdetar dhe të ketë kufizuar aksesin publik. Bregdeti, plazhi dhe brezi ranor nuk janë vazhdim i pronës private ngjitur dhe nuk mund të tjetërsohen apo të bëhen të paarritshme për publikun.

Pretendimi se kemi të bëjmë thjesht me ushtrimin e së drejtës së pronës private është minimizim zvogëlim i problemit.

  1. Një konflikt pronësie nuk është një proces iI pavarur nga projekti iI zhvillimit[1]

Nuk është e saktë të thuhet se pretendimet e palëve të treta nuk mund të pengojnë shitjen apo zhvillimin e një prone. Regjistrimi në kadastër krijon një prezumim në favor të titullarit, por nuk e bën titullin të pakontestueshëm dhe nuk i zhduk pasojat e një konflikti gjyqësor, një mase sigurimi apo një hetimi mbi mënyrën e fitimit të pronës.

Edhe kur shitja mund të kryhet formalisht, një konflikt serioz mbi titullin krijon pasiguri thelbësore për çdo investim. Askush nuk ndërton me siguri mbi një pronë kur ende mund të vihet në diskutim nëse shitësi ka qenë pronari i ligjshëm ose nëse regjistrimi mund të anulohet.

Nëse KKTU-ja ka vendosur të ecë përpara pavarësisht këtyre konflikteve, duhet të shpjegojë çfarë verifikimesh dhe garancish ka marrë. Përndryshe krijohet përshtypja se për këtë investitor janë pranuar rreziqe që nuk do të pranoheshin për një zhvillues të zakonshëm.

Fakti që regjistrimet janë bërë përpara kësaj qeverie nuk e shkarkon atë nga përgjegjësia për t’i verifikuar përpara se mbi to të miratohet një projekt me pasoja të mëdha.

Një investitor serioz, nëse ka të tillë sic pretendon Kryeministri kërkon siguri juridike për titullin. Një shtet serioz nuk e trajton konfliktin e pronësisë si një pengesë që mund të anashkalohet.

  1. Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis nuk është vulë për një vendim të marrë

Kryeministri thotë se leja zhvillimore nuk është leje ndërtimi dhe se Vlerësimi i Thelluar i Ndikimit në Mjedis do të vijë më pas. Por pikërisht këtu qëndron problemi. As Kryeministri dhe as KKTU-ja nuk mund ta pranojnë paraprakisht zhvillimin, të japin leje zhvillimore, të autorizojnë rrethimin dhe pastaj t’i kërkojnë shkencës të përcaktojë si do të zbatohet ai.

Vlerësimi Mjedisor duhet të kryhet kur projekti është ende ide dhe kur të gjitha alternativat janë të hapura, përfshirë zhvendosjen ose mosrealizimin e tij. Ajo duhet të tregojë nëse projekti mund të lejohet, jo të plotësojë dosjen e një vendimi politikisht të marrë.

Leja zhvillimore nuk është vërtet leje ndërtimi por nuk është as akt neutral. Ajo pranon në parim destinacionin, shtrirjen dhe parametrat themelorë të projektit. Kur pas saj jepet edhe leja e rrethimit, krijohet fakt i kryer dhe Vlerësimi Mjedisor rrezikon të shndërrohet nga instrument vendimmarrjeje në justifikim të vendimit.

Para çdo lejeje, duhej të verifikohej nëse ligji lejonte apo jo një zhvillim me përmasat e një qyteti brenda një zone të mbrojtur. Lejimi i aktiviteteve turistike nuk është autorizim për urbanizim intensiv.

Pyetja është e thjeshtë. Mbi cilin studim mjedisor, territorial dhe shkencor vendosi KKTU-ja më 30 mars 2026 se pikërisht ky territor mund t’i jepej këtij zhvillimi? Kjo bëhet veçanërisht e rëndësishme duke konsideruar se Plani i Integruar Ndërsektorial për Brezin Bregdetar (PINS Bregdeti), pjesë e vizionit dhe Planit të Përgjithshëm Kombëtar - Shqipëria 2030, hartuar në vitet 2015-2017, e indentifikon zonën si pjesë të sistemit natyror, me fokus në ekoturizëm, turizëm natyror dhe aktivitete rekreative me ndikim të ulët dhe promovim të vlerave ekologjike.  Dhe sNë kushtet kur përcaktimet e dokumenteve të hartuara dhe miratuara nga qeveria e udhëhequr nga i njëjti kryeministër nuk respektohen, si i mund të garantojë po ky Kryeministërrise laguna, habitatet dhe peizazhi nuk do të cëenohen, kur dokumenti që duhet ta provojë këtë ende nuk ekziston?

Në një shtet ligjor, fillimisht flasin shkenca, ekspertët dhe ligji. Vetëm më pas vendos politika. Mos harrojmë që nga KKTU mbahen të pazbardhura ende lejet e dhëna, ose janë zbardhur dhe nuk bëhen publike, ndaj problem mbetet transparenca gjithashtu.

  1. Ndryshimet ligjore të ligjit për Zonat e Mbrojtura në 2024, ruajtën emrin, por dobësuan mbrojtjen

Kryeministri thotë se nuk është e vërtetë që ndryshimet ligjore lidhen me këtë projekct, por pas këtyre ndryshimeve zona vazhdon të quhet “Peizazh i Mbrojtur” dhe të klasifikohet në Kategorinë V, por mbrojtja reale u zvogëlua. U lejuan të projektoheshinndërtoheshin struktura turistike me 5 yje. Në fakt nuk e kishim imagjinuar që nën emrin e ndërtimit të turizmit një zonë e mbrojtur mund të ishte objekct i I një zhvillimi të real estate, siçc me të drejtë po aludojnë ekspertë të ekonomisë.

Kështu pra,  faktiështë që në vitin 2024 u zgjeruan aktivitetet e lejueshme, u përfshi “turizmi i ekselencës”, u hoq nënzonimi dhe u dobësua mbrojtja e pjesëve më të ndjeshme ekologjikisht. Pra, etiketa mbeti, por rregullat ndryshuan.

Megjithatë, assneni 20 i ligjit të vitit 2017 nuk është një autorizim i përgjithshëm për çdo zhvillim që merr miratimin e KKTU-së. Kategoria V lejon aktivitet njerëzor vetëm kur ai është në përputhje me objektivat e ruajtjes së natyrës. Një zhvillim me përmasat e një qyteti nuk mund të barazohet me përdorimin e qëndrueshëm të territorit.

Po kështu, Kryeministri nuk mund të thotë se ndikimet mjedisore ende do të studiohen dhe njëkohësisht të garantojë se është e pamundur që projekti të prekë lagunën, habitatet apo ekosistemet përreth. Nëse studimet nuk kanë përfunduar, këto garanci janë thjesht politike.

E tek sa Kryeministri shprehet seE përball këtyre fakteve, papërgjegjshmëria dhe arroganca vazhdon me deklaratën se “shteti ka mbajtur qasje dinjitoze”, të vjen natyrshëm të përgjigjesh sendërsa kushdo që do, e di qëqasja dinjitoze e shtetit nuk matet me deklarata vetëvlerësuese, por me transparencë, respekt për ligjin, dëgjim të ekspertëve dhe mbrojtje reale të interesit publik. Dinjitoze do të ishte që shteti dhe institucionet të respektojnë dokumentet strategjike që kanë hartuar vetë, kur morën pushtetin, e të cilat duket se nuk ‘iu përshtaten’ 10 vite më vone! Dinjitoze do të ishte që institucionet të bënin publike dokumentet, studimet, alternativat dhe arsyet e vendimmarrjes përpara se projekti të shpallej politikisht si sukses!. Dinjitoze do të ishte që shkenca të dëgjohej përpara vendimit dhe jo të thirrej më pas për ta justifikuar atë! .

Qasja e ndjekur deri tani nuk është dinjitoze. Ajo është shpërfillëse ndaj ekspertizës, injoruese ndaj shqetësimeve të ligjshme të publikut dhe arrogante ndaj vlerave natyrore të vendit, të cilat nuk janë pronë politike e asnjë qeverie, por pasuri e përbashkët e brezave.

E në fund ju thoni se faktet janë më lart dhe projekti do të zhvillohet, ndërsa në mënyrë paradoksale listoni disa aktivitete dhe dokumenta që priten të prodhohen.

Është domosdoshmëri të kthehenNdaj pra nëse, siç pranoni vetë, dokumentet dhe vlerësimet vendimtare ende priten, ndaleni projektin dhe ktheni mbrapsht ndryshimet e ligjit nr. 21/2024. Bashkimi Europian i ka cilësuar këto ndryshime zhvillim negativ dhe ka kërkuar shfuqizimin e dispozitave të papajtueshme me acquis-in europian. Përse nuk e bëni në kohë? Pastaj diskutojmë për projekte! ?

Për më argumentimin e plotë dhe më të strukturuar të qëndrimit ju lutem klinoni në linkun këtu:

Organizatat mbështetëse të këtij qëndrimi:

  1. EcoAlbania
  2. Milieukontakt Shqipëri
  3. Qendra Burimore e Mjedisit – REC Shqipëri
  4. Qendra EcoAlbania
  5. Qendra PSEIDA – ILIRIA
  6. Qendra Res Publica
  7. Shoqata e Bujqësisë Organike
  8. Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë – AOS
  1. Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrohtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri – PPNEA
  1. CoPlan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit
  2. Active Mobility
  3. ADAD Malore
  4. Albanian Water Partnership
  5. All Green Centre
  6. BIRD
  7. Build Green Group
  8. CELIM SHQIPERI
  9. CERCI
  10. Changing the Future
  11. COSV
  12. Dora Prinderore
  13. FORUMI Shqiptar Liqeni i Shkodrës
  14. Global Care Albania
  15. Gruaja Intelektuale
  16. GRUPI VENDOR I VEPRIMIT VJONA
  17. Guxo
  18. GVV Moker-gore
  19. Horizont EU
  20. INFINIT+
  21. Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA)
  22. Klubi Ekologjik Lezhe
  23. New Bridges
  24. Nisma për Ndryshim Shoqërosr-ARSIS
  25. North Green
  26. Organizata “Shtëpia e Gjelbër”
  27. Përtej Barrierave
  28. PTS ( Pertej Te Sotmes)
  29. Qendra “Durrësi Aktiv”
  30. Qendra “Levizja Rinore per Demokraci”
  31. Qendra Agritra-Vizion
  32. Qendra Burimore e Alternativave te Zhvillimit (DARC)
  33. Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile (CSDC) Durrës
  34. Qendra FuturAL
  35. Qendra Kombetare e Levizjes Ambientaliste
  36. Qendra Media dhe Ceshtjet Shoqerore
  37. Qendra Network Albania
  38. Qendra Norma
  39. Qendra per Progres Rinor
  40. Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”
  41. Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedsiore (Qendra ACEG)
  42. QTIL
  43. Roof Albania
  44. Rrjeti për Raportimin e K.O.K.SH - Oganized Crime and Corruption and Network in Albania/OCCRNA
  45. SEEP
  46. SHBB ELIA
  47. SHERM
  48. SHGPAZ (Shoqata kombetare e grave profesioniste, afariste dhe zejtare) dega Pogradec
  49. Shoqata “Edukim Komunitar për të Drejta, Kulturë e Integrim”
  50. Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz (QSNNN).
  51. Shoqata AlbNatyra
  52. Shoqata Alpin
  53. Shoqata Alpino – Turistike ‘Korça Alpin’
  54. Shoqata Bordi Rajonal Ambjentalist Shqiptar
  55. Shoqata KREO
  56. Shoqata Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit
  57. Shoqata Mjedis, Ujera, Pyje
  58. Shoqata MKEZH
  59. Shoqata Une gruaja
  60. Shtepia e Gjelber
  61. Together for Life
  62. Vajzat dhe Djemtë Scout te Shqiperise
  63. VIS Albania
  64. Vizioni Ekologjik, Shkoder
  65. Vizioni i Gjelber
  66. Voice of Roma in Albania
  67. World Vision Albania