Rama kërkon të tjetërsoj (kupto shkatërroj ekosistemet)

Rama kërkon të tjetërsoj (kupto shkatërroj ekosistemet)

“ Në Republikën e Shqipërisë nuk ka njerëz me fat që e kanë ujin afër dhe njerëz pa fat që e kanë ujin te burimi larg.”- tha ai sot ne takimin ku presantoi krijimin e Operatorit Kombëtar të Ujit.

Këta njerëz që revoltohen se po u rrëmbehet uji, jo vetëm në Tragjas e në luginën e Shushicës, për ta transferuar në Palasë e në Dhërmi për resortet atje, por dhe mijra njerëz nëpër Shqipëri, që po ankohen për rrëmbim të ujit nga lumenjtë e përrenjtë për HECet e vegjël jetojnë aty ku janë, jo se janë  njerëz me fat, por se kanë punuar fort për ta ndërtuar jetën aty dhe kanë luftuar për ta mbrojtur këtë jetë ndër shekuj.

Këta njerëz kanë ndërtuar jetën në lugina të vogla apo të mëdha, se pranë ka pas burim uji, apo rrjedhje uji për të pirë, për të ujitur kulturat bujqësore, për të pirë bagëtia, për të peshkuar, etj, që përmblidhen në atë që sot quhet ekosistem, pra këta njërëz janë pjesë të këtij ekosistemi që gjallon prej ujit. Këto ujra që rrjedhin krijojnë ekosisteme të tjera tek derdhen më në fund në det. Edhe në kohën e sotme Republikat kudo në botë, vec e vec e së bashkua kanë vendosur dhe ligje për tu ruajtur këto ekosisteme, ku janë pjesë dhe njerëzit, psh, me ligj duhet një sasi uji e lumit duhet të derdhet në det, në mënyrë që gjallesat të mos zhduken dhe ekosistemi të mos shkatërrohet. Psh në ligjin Shqiptar është adoptuar një formulë ( jo më e mirë) që quhet Q355, që do të thotë se nuk mund të mos lihet një sasi uji të rrjedh në shtratin normal, në sasinë jo më e vogël se prurja e 10 ditëve më të thata të vitit.

Banorët e Tragjasit kanë bërë një kompromis totalisht të gabuar, që e lejonë Republikën e Shqipërisë ta marrë ujin diku pak më larg se burimi, e duke ndërprerë kështu rrjedhjen ekologjike në det.