Shqipëria në radarët energjetikë të SHBA? Mediat greke zbulojnë pse erdhi ambasadorja Guilfoyle në Tiranë
Sipas mediave greke, Kimberly Guilfoyle është takuar me Ramën mbi një projekt shumë të rëndësishme që lidhet me gazin e lëngshëm...
Media greke kanë zbardhur detaje për vizitën e fundit në Tiranë të ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Athinë, duke e lidhur atë me zhvillimet në sektorin energjetik në rajon.
Kimberly Guilfoyle, një figurë e afërt me presidentin Donald Trump, u pa dje në kryeministri, ku u prit me ngrohtësi nga Kryeministri Edi Rama.
Por “Energymag” e ka lajmëruar këtë vizitë që disa ditë më parë, pasi në datën 8 mars është publikuar një artikull se ambasadorja do të udhëtonte në Tiranë.
Sipas artikullit të publikuar në median greke, qëllimi i vizitës është mundësia e ndërtimit të një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror (FSRU) në Shqipëri. Një projekt i tillë do të kishte rëndësi për furnizimin me gaz të rajonit dhe për rolin e vendeve të Ballkanit në rrjetin energjetik evropian.