TEC lundrues: pregatitet super vjedhja nga postvjedhja.
Dita e fundit kur është ndezur TEC lundrues ka qënë 4 Prill 2026. U ndezën 2 orë dhe prodhuan 10MWh energji elektrike, nga 2400 MWh që duhet të prodhonte në atë ditë.
Qysh nga dita që u morr në dorzim nga drejtori I KESH Erald Elezi, pas testimit fallco 72 orësh në 14-16 Gusht 2024 TECi lundrues në asnjë ditë të vetme këto 2 vjet nuk ka punuar 24 orë rrjesht. Ai ka punuar vetem disa orë në të perënduar të diellit, në ndonjë ditë të muajit, larg vëmëndjes së njerëzve. Ndezja ka ndodhur për të treguar se është në gjëndje pune dhe për të justifikuar 94500 USD cdo ditë që ka në kaluarnë llogari offshore, të oligarkëve ndërkombëtarë.
Ky tip TECi, është prodhim i shekullit të kaluar dhe është hequr nga prodhimi në vitin 2002. Ka djegur naftë të rëndë në Bangladesh nga viti 1998 deri në vitin 2018. Ka ndenjur 4 vjet pa punë në Bangladesh dhe 2 vjet pa punë në Vlorë dhe më 16 Gusht 2024 nxorri tym, një tym transparent, jo çuditperisht, sikur të ishte tip makine X5. Kjo sajuar që matja e emitimeve të gazrave të rezultonte sipas standartit, në testimin e komisionimit. Madje rezultatet dolën edhe më të mirat se viti 1998, viti i futjes në prodhim të këtij TECi. Në gjykatë paditësit akuzuan për fallcifikim, pasi në testim është përdorur jo naftë të rëndë, tip VLSFO sipas kontratës, por një tjetër lloj lënde. KESH dhe Ministria e Mjedisit nuk arritën ta kundërshtojnë akuzën në Gjykatë. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ramiz Lala e rrëzoi padinë e bërë nga shoqëria civile, edhe pse fallcifikimi dhe një mori shkleljesh të tjera nuk mundën të kundërshtoheshin nga Gjykata. Gjyqi vazhdon në apel, por dhe SPAK ka deklaruar se ceshtja është në hetim.
Shohim të dalë tym nga oxhaqet e ndryshkur të tij, pas 3 muajsh, mw 29 Qershor, pikërisht 2 ditë, pasi një grup i vogël protestuesish marrshuan për të kërkuar largimin e TECit lundrues nga Gjiri i Vlorës dhe heqjen e rrethimit të tij.
Pse u ndez? U ndez për të justifikuar aferën për vazhdimin e vjedhjeve. KESH me bekimin e pasardhësve të Ballukut do te blej TECin lundrues, me detyrim, pa kushte, për 1 EUR. Ajo që do ndodhë në vijim është se do punësohen me dhjetra vetë, për gjoja mirpmbajtejen, roje etj., do bëhen tendera për mirëmbajtjen, për blerje nafte, për pastrimin etj, njësoj si për TECin tjetër të Vlorës që ka qysh prej vitit 2009, që i merr shtetit rreth 2 milion EUR, cdo vit, për mirëmbajtje.
Duhet thënë se për datën 29 Qershor ndezja e tyre është dëm ekonomik me dashje, pasi 1 MWh i prodhuar në këtë ditë ka një kosto të llogaritur mbi 650 EUR për MWh, ndërsa në bursë në Hungari, cmimi në këtë ditë varion nga 194 në 222 EUR/MWh, ndërsa në ALPEX, cmimi minimal klerues është 50 EUR/MWh dhe maksimal 250 EUR/MWh.
Blerjet e KESH të kontraktuar për periudhën 1 korrik - 30 Shtator 2026 është 126 EUR/ MWh.
Dëmi ekonomik i shkaktuar nga ndezja e TECit lundrues, si diferencë e çmimit në treg me koston e prodhuar është shumë më i madh se vetëm qiraja e paguar prej 94500 USD në ditë, për 2 vjet.
Dëmi do jetë edhe më i madh akoma me mbylljen e kontratës së qirasë dhe detyrimit për ta blerë pa kushte KESHi me 1 EUR. Në momentin që do bëhet pronë e KESH do të ketë vetëm shpenzime. Duke qënë se prodhimi i këtij tip TECi ka përfunduar në vitet 2002 -2004 nuk ka pjesë këmbimi, që mund të gjënden.
Pyetja më e thjeshtë është; pse i duhen Shqipërisë këto TECe, ky lundruesi dhe ky tjetri TECi Vlorës i ngulur aty në vitin 2009?
Ky është një krim ekononomik me dashje, i dënueshëm. Kwto TEC duhet të shkojnë për skrap dhe toka publike të çlirohet e të përdoret për sektorin e turizmit.
Ka dhe një gjë edhe më kriminale. Vënia në zbatim e marrveshjes së Qeverisë shqiptare me korporatat grabitqare të fosileve për të ndërtuar HUB energjitik në Vlorë. Duket se këto TECe që janë aty fosile shërbejnë për të mbajtur aty të pushtuar territorin për të instaluar aty HUBin energjitik. Kjo është afera më e madhe në gjithë historinë e Shqipërisë. Shkenca dhe ekspertët e energjisë thonë se brenda 10 viteve vendet që do vazhdojnë të mbështeten tek energjia fosile do duken si vende në kohën e mesjetës, për shkak të vrullit të paparë të teknologjive të energjisë nga burime të rinovueshme dhe ulje drastike të kostove të ruajtjes së energjisë.
Ndërsa Shqipëria që është aktualisht avanguardë, me 100% të prodhimit të energjisë mbështetur në burime të rinovueshme, një kthim pas në burime fosile do të ishte një katastrofë kombëtare shumëplanëshe.