Termocentral vdekjeprurës. Qeveria plan për ”shfarosjen” e zonës së Roskovecit, banorët ngrihen të gjithë bashkë në protesta të fuqishme

Termocentral vdekjeprurës. Qeveria plan për ”shfarosjen” e zonës së Roskovecit, banorët ngrihen të gjithë bashkë në protesta të fuqishme

Qeveria e Edi Ramës ka vendur që “shfaros” përfundimisht zonënon bujqësore të Roskovecit me planin e saj për të ndërtuar termocentral në fshatin Suk të Bashkisë së Roskovecit. Projekti për ndërtimin e termocentralit është rrëzuar me votë nga këshilltarët e majtë dhe të djathë që me votën e tyre kundër i kanë dal në mbrojtje 35 mijë banorëve që jetojnë në atë zonë. Banorët janë ngritur në protestë kundër Majlinda Bufit dhe Edi Ramës që kërkon ti shkatërroj jetën banorëve dhe fermerëve të Roskovecit.

Banorët e quajnë vdekje prurës ndërtimin e këtij termocentrali në zonën e tyre dhe do luftojnë deri në fund që jeta e familjeve dhe e fëmijëve të tyre mos të shkatërohet përfundimisht. Banorët janë shumë të irrituar dhe planifikojnë që të futen edhe në grevë urie në mënyrë që termocentral mos të ndërtohet në zonën e tyre. Zona e Roskovecit aktulaisht numëron 700 hektar sera dhe është një zonë bujqësore e begatë me njerëz punëtor por që në aktivitetin e tyre të sevare nuk mbështeten nga shteti me subvencione.

Fermerët e Roskovecit mbijetojnë me shumë sakrifica dhe me kredi në punë e tyre në sra dhe nuk e njohin dorën e shtetit që t’i ndihmoj.

Kriminale dhe e pabesë tentativa e Bashkisë së Roskovecit për t’i hapur rrugën ndërtimit të një termocentrali në zonën bujqësore të fshatit Suk dhe rrethinave të tij, duke u çuar “vdekjen” te dera e shtëpisë, një komuniteti të mrekullueshëm dhe punëtor, që aq shumë ka vuajtur nga ndotja dramatike e puseve të naftës.

Zona e Roskovecit është një zonë bujqësore e suksesshme, e mbjellë deri në 700 hektar me sera, që duhet të mbështetet fuqimisht me subvencione dhe jo të asgjësohet përfundimisht me të tilla projekte shkatërrimtare, korruptive dhe me pasoja tepër të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, por edhe për pronat e tyre.

Qytetarët e nderuar të Roskovecit meritojnë urgjentisht transparencë:

❌

Pse nuk janë vënë në dijeni të projektit dhe pse nuk janë thirrur kurrë në dëgjesa publike?

❌

Kush është investitori privat dhe kush përfiton financiarisht nga ky projekt, qartazi në dëm të banorëve, dhe sidomos të fermerëve?

❌

Pse TEC-i do ndërtohet në një tokë të punueshme, që ligji e ndalon?

❌

A është ndërtimi i TEC-it të Roskovecit një skemë kriminale e ngjashme me inceneratorët?

Reagimi i banorëve dhe fermerëve të Roskovecit:

Pershendetje fermer te Rroskovecit

✋

Bashkia Roskovec po detyron fermeret e Sukut 1, Sukut 2, Arapaj, Strumit, Velmishit, Drenovices, Samatices, Rerzes, Goricanit e Kutallise qe te shkuli serat dhe te ikin naten. Majlinda Bufi me Agron Kapllanajn nga Ballshi duaN te ndertojne ne Suk 1 nje termocentral qe e vdes te gjithe Zonen.

Po u ndertuan termocentrali te gjithe keto fshatra vdesin sepse toka dhe ajri do ndotet. Nuk do prodhet me asgje. Per fermeret eshte me mire te marrin plackat, te shesin shpite dhe te ikin. Zona kthehet e pabanueshme. Ska me jete. Do shtohen semundjen dh femijet nuk mund te rriten me ate lloj ajri.

Puset e Marinzes dhe te Zharrzes kane 80 vjet qe ndotin ajrin ne ate zone, tani Majlinda do ndertoj termocentralin dhe vdekja eshte e sigurte. Si fermer duhet te mendojme per jeten tone, per femijet tane per shpite tona qe i kemi ndertuar me gjak dhe te dalim ne proteste qe ta ndalojme kete gje qe mos te ndertohet ne Suk1.

Te shkojne ta ndertojne ne nje toke qe nuk prodhon jo ne token qe ka 700 hektar sera. Neve e dime sa vuajme per te jetuar me punen tone ne sera, hiqemi barkas dh te shteti nuk na hedh syte. Majlinda Bufit nuk ia ndien shume per neve se mbaron mandatin dhe iken ne Tirane. Ne seat neve do punojme se do ushqejme kalamajt. Prandaj te behemi bashke dhe te dalim ne proteste te gjithe bashke.

Te mblidhemi te organizohemi dhe bashke do ta ndalojme kete bombe berthamore qe po na bie Majlinda tek shpia. U ngriten ne mbrostar fierit dhe nuk u ndertua inceneritori. Neve duhet te bgrihemi bashke qe te ruajme jeten tone se mire qe nuk na shikoj e me sy sesi vuajme ne sera tani duan te na vrasin fare.

Njeriu jeton per punen per familjen dhe per vendin. Keta duan te na i marrin edhe keto pak qe kemi.

Keta per tu bere te pasur jane kail te na shikojne te varfer por neve nuk do i lem. Para kalamajve tane nuk na duher partia as qeveria. I kemi dhene vota sa kane dashur dhe shiko si na e shperblejne. Na bien bomben atomike tek dera shpise.

Zëri Fermerëve i ben thirrje mediave qe neser te vijne tek lokali Metit tek xhamia ne Suk1. Fermeret do jene aty te gjithe edhe ata qe nuk kane sera sepse jemi bashkfshatar te gjithe. Majlinda merre termocentralin ndertoje ne toke ranore ne Seman e ku te duash ti. Ne zonen e Sukut e fshatrave verdalle nuk te lem ta ndertosh. Me jeten tone nuk tallesh dot.

Bravo i qofte ketij keshilltarit qe nuk e njoh qe ka folur si burrat tek bashkia Rroskovec. Toka e sukut dhe e gjithe zona eshte per bujqesi dhe per sera nuk eshte per termocentral e bombe atomike.

timoni.al