Unë jam kreu që krijova “popullin toksik”, anti-SHBA në Shqipëri.

Unë jam kreu që krijova “popullin toksik”, anti-SHBA në Shqipëri.

“Pas vitit 2013, kur në Tiranë u zhvillua “protesta” e parë përpara ambasadës amerikane në historinë e shtetit shqiptar, u tentua të krijohej një “opinion publik antiperëndimor.

Në vjeshtën e vitit 2013, pas instalimit të qeverisë së parë të Edi Ramës, u zhvilluan protestat kundër përpunimit në Shqipëri të disa armëve kimike të Bashar al Asadit.

E ashtuquajtura “shoqëri civile” e atyre protestave nuk ishte gjë tjetër veçse proxy direkte e Partisë Demokratike dhe e LSI-së së atëhershme.”. Keshtu shkruan gazetari (nuk di a eshte gazetar) Ylli Pata tek gazeta TEMA më 23 Qershor në artikulln e tij “Kush e krijoi dhe financoi “popullin toksik” anti-SHBA në Shqipëri?”

. Mirë, që të gjitha që shkruan janë gënjeshtra, por këto  gënjeshtra i bën tek TEMA, që është gazeta që publikoi e para dhe ekskluzivisht njoftimin kundershtues të AKIP (Aleanca  Kunder Importit të Mbetjeve) që unë zyrtarisht drejtoja.

Fakti:

Ka qënë kjo dita e ngjizjes së lëvizjes kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri. Ja si filloi. Miku i mirë i shoqërisë civile dhe i imi, qysh prej lëvizjes së Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës, Agron Alibali, pikërisht më 26 Tetor 2013 na njofton mua dhe Znj. Kozara KATI, për planin e shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri.

Fakti (ndjese që nuk po i marr leje Agron Alibalit):

Të nesërmen na thërret Cim Peka ne nje TV, ku ishte moderator dhe me pas me rradhe shume Televizione te tjerë.

Si AKIP filluan nje fushate te vertete informuese dhe advokuese.

Takimi që shënoi një ngjitje të menjëhershme ishte takimi I organizuar nga AKIP tek Black Box, me dhetra pjesmarës, dhe ku ishin ftuar dhe shume analist, Si Fatos Lubonja, Mustafa Nano etj.

E më pas vjen thirrrja për protest dhe marrshim tek Ambasada Amemrikane.

Me mbarimin e protestës tek Piramida nga megafoni i kam bërë thirrje pjesmarësve të marrshojmë drejt Ambasadës Amerikane. Marrshimi u krye. Në krye isha unë, Kozara Kati, Blendi Kajsiu dhe plot shokë të tjerë AKIPsa.

AKIP sapo kishte marrë medalje nga ambasadori i SHBA, Arvizu per lëvizjen “ACT NOW”.

Lexuesi le te gjykojë vetë a jam unë që krijova “popullin toksik” Anti-SHBA në Shqipëri, apo shokët e AKIP, Blendi Kajsiu, Kozara Kati, Andi Tepelena etj…?

Tani ne të AKIP, që kemi mbetur, bashkë me ata që kanë mbetur nga Aleanca për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës po planifikojmë një tjetër veprim “anti-SHBA”, përzënien e TECit lundrues nga Gjiri i Vlorës.

Kështu?