Vlora si territor grek per shitjen e gazit amerikan

NëGreqi, shteti ka zgjedhur një ishull të pabanuar (Revithoussa) për të ndërtuar terminalin e gazit, që e perdor më pak se 25% te kapacitetit. Greqia po ecën shpejt me energjinë diellore dhe të erës, dhe nuk ka shumë nevojë për gas. BE nuk lejon të ndërtohen TECe me gas në Greqi. Gjigandët e fosileve kanë nevojë të shesin gaz. Ata shohin vendet e Ballkanit, sidomos këto jo në BE, si vende që me pak presion mund të pranojnë të blejnë gazin e tyre dhe meqë infrastruktura mungon totalisht, si në Shqipëri ose është shumë e dobët si në Mal të zi, Bosnje, Maqedoni i shtyjnë këto që dhe të ndërtojnë TECe me gaz, edhe pse akoma nuk janë të detyruara nga BE, që të ndalohet ndërtimi i tyre. Kështu, kompanitë e gazit janë në situatën “Kap cfarë të kapim”. Dhe ja vjen kërcënueshëm marrveshja në Tiranë me HUB energjitik në Vlorë.  Grupi grek (Aktor/Terna) nëpërmjet përfaqësuesit ndërmjetës z. Alexandros Exarchou, që shërben si urë operacionale, pas të cilit qëndron kompania Amerikane e prodhimit të gazit, Venture Global, dhe kompania që ka ngulur TECin lundrues në Vlorë, Excelerate Energy, e gatshme për të transportuar gazin nga Amerika dhe për të ndërtuar TECe në Vlorë firmos marrveshjen shkatëruese dhe të turpshme, në prani të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Excelerate Energy duke parë që ka marrë nga shqiptarët mbi 60 milion USD pa prodhuar asgjë me TECin lundru es, ka krijuar bindjen se mund të grabisë shumë më tepër me këtë investimin 6 milard USD dhe ka të drejtë. Së pari në vend të ishullit të pabanuar në Greqi përdoret Vlora, duke u shkatërruar natyra dhe turizmi për të prodhuar energji elektrike e për ta shitur atë në vende të tjera, pasi Shqipëria, vetë deri në vitin 2030, sic ka thënë z. Rama do jetë vend exportues neto i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, pra zero nevojë për TECe me djegje gazi. Dhe kryeministri është i saktë në këtë deklarim, pasi kjo mund të ndodhë akoma edhe më shpejt, se viti 2030. Nga ana tjetër Qeveria ka dhënë lejen e ndërtimit për TECin e Roskovecit, ndryshe nga ishulli i pabanuar në Greqi, TECi ndërtohet në Shqipëri, në tokë bujqësore me pjellori shumë të lartë (bonitet 2), që ligji e ndalon të betonizohet, dhe vetëm 800 m larg shtëpive të banuara e shkollës së fëmijve. (tab. 1).  Greqia ka terminal gazi edhe në Selanik, nga ku ka dhe tubacion gazi funksional deri në Bullgari. Këto kompani që i janë vërsulur Vlorës, janë me shumë probleme me arbitrazhe me të tjera kompani të mëdha globale, e flasin me miliarda. Një kafshim i vetëm i Shqipërisë prej këtyre dinosaurëve e plagos rëndë vendin dhe e çon ne reaminacion. Këtu të përmendim vetëm faktin që nëse shteti firmos kontratën për 20 apo 49 vjet, si me TEC të Roskovecit është i detyraur ta paguaj gazin edhe kur nuk e merr, se pershembull nuk  i leverdis. Shqipëria, qysh tani nuk ka nevojë për gaz. TAP që transporton gaz, ka në rregulloren e tij të firmosur nga pala shqiptare parimin “Take or Pay”.               ë

Tab.1

Karakteristika

Terminali Revithoussa (Greqi)

Projekti TEC Roskovec (Shqipëri)

HUB energjitik Vlore

Vendndodhja

Ishull i pabanuar (Islet of Revithoussa).

Zonë rurale/bujqësore në zemër të fshatit.

ekosistem natyror me biodiversitet te madh

Kategoria e Tokës

Tokë e pabanuar, shkëmbore, pa vlerë bujqësore.

Tokë pjellore Bonitet 2 (Pasuri Kombëtare).

plazh+pyll

Impakti në Bujqësi

Zero. Nuk prek asnjë sipërfaqe të punueshme.

Shkatërrues. Betonizon mbi 6,400 m2 tokë buke.

bujqesia dhe peshku kontaminohen

Distanca nga Banorët

I izoluar në det, larg qendrave të banuara.

Shumë afër shtëpive dhe ekonomive familjare.

deri 1 km, afer qëndrës së banuar të Zvernecit

Standardi Mjedisor

BE (Direktiva Seveso III, Taksa e Karbonit).

Jo-BE (Pa taksë karboni, standarde më elastike).

shkatëron Zonën e Mbrojtur të lagunes Nartës dhe pyllit të sodës

Qëllimi i Projektit

Siguria energjetike kombëtare e Greqisë.

Tregu i lirë rajonal (Përfitim kryesisht privat).

tregu i lirë, Europën Juglindore (përfitim privat)

Potenciali Turistik

I ulët/Null (ishull industrial i izoluar).

I lartë (Rrezikon agroturizmin e zonës).

I lartë

Alternativa e Vendit

E zgjedhur për të minimizuar konfliktin social.

E zgjedhur për kosto të ulët (anashkalim ligji).

700 m, pranë zonës së mbrojtur