Disa sqarime të domosdoshme për kthimin e Vlorës në depo gazi te lëngët, ngritjen e impianteve për kthimin e tij në gjendje të gaztë dhe transportin në Ballkan.

Disa sqarime të domosdoshme për kthimin e Vlorës në depo
gazi te lëngët, ngritjen e impianteve për kthimin e tij në gjendje të gaztë dhe transportin në Ballkan.

Gezim Zile

Që në fillim mund të pohojmë se perspektiva energjitike e
Shqipërisë janë energjia e rinovueshme, ajo e ujit, erës dhe
voltaike ose diellore që i ka dhe mund t’i zhvillojë më tej.
Shqipëria as ka qenë e as do të jetë ndonjëherë në krizë
energjitike për kërkesat, kushtet dhe zhvillimin e mëtejshëm në
të gjitha fushat.
Ndërtimi i depove gjigande për depozitimin e gazeve, i
impianteve për kthimin e gazit të lëngët në të gaztë në bregdetin
shqiptar, (550. ha) ndërtimi i stacioneve detare e tokësore për
anijet dhe trenat, mbushje e zbrazje të gazit dhe transporti i
boteve me gaz, janë një aventurë e rrezikshme e kryeministrit të
paditur e aventurier shqiptar Edvin Rama, është një qokë e
rrezikshme që ai ben për miqtë e tij nëpër botë. Shqipëria është
shumë e vogël me resurse, mundësi, e sipërfaqe detare e
tokësore të kufizuara për investime të tilla, shkatërrimtare për
mjedisin dhe ekonominë. Sa për Shqipërinë e shqiptarët ata do të
fitojnë aq sa kanë fituar nga Bankersi, minierat. TAP-i etj. në
këto 35 vite
Ndikimin në mjedis i kthimit të gazit të lëngët në të gaztë.
Ndikimi në mjedis i procesit të rigazifikimit (kthimi i gazit
natyror të lëngshëm - LNG në gjendje të gaztë) dhe transportit të
tij është një çështje komplekse, që përfshin rreziqe të mëdha
mjedisore në tokë dhe det. Këto procese janë pjesë e

infrastrukturës energjetike që ndikojnë dukshëm në cilësinë e
ajrit, ekosistemet detare dhe emetimet e gazeve serrë.
Ndikimet kryesore mjedisore të rigazifikimit dhe transportit
Emetimet e gazeve serrë dhe cilësisë së ajrit

Transporti i LNG-së me anije dhe proceset e rigazifikimit në
terminale, çlirojnë gaze serrë si dioksidi i karbonit dhe metani.
Këto emetime kontribuojnë në ngrohjen globale dhe ulin
ndjeshëm cilësinë e ajrit në zonat përreth terminaleve.
Ndikimi në ekosistemet detare: Terminalet e rigazifikimit
(veçanërisht ato lundruese ) përdorin sasi të mëdha uji deti për të
ngrohur LNG-në, që të kthehet në gaz. Ky proces mund të
ndikojë në ekosistemin detar përmes thithjes së organizmave
detarë dhe shkarkimit të ujit me temperaturë më të ulët (ujë i
ftohtë), gjë që dëmton florën dhe faunën detare lokale.
Ndotja akustike dhe fizike: Transporti detar me anije LNG
prodhon zhurmë, e cila shqetëson gjallesat botën e nënujshme
por dhe zonat e banuara. Për më tepër, ndërtimi i tubacioneve
dhe infrastrukturës tokësore mund të shkaktojë ndotje nga
pluhurat, zhurma dhe ndërhyrje në peizazh.
Rreziku i aksidenteve dhe rrjedhjeve: Ekziston rreziku i
rrjedhjeve të LNG-së gjatë transportit ose proceseve të
transferimit, gjë që mund të çojë në ndotje mjedisore, ose
shpërthime të pakontrolluara.
Përfundim
Shqipëria nuk përfiton asgjë nga kthimi i gazit të lëngët në të
gaztë, depozitimin dhe transportit të tij në Ballkanin Perëndimor,
në Bullgari, deri në Austri. Dëmi mjedisor është i
pallogaritshëm. Në Shqipëri, rregullimi i këtij procesi bëhet nga
Enti Rregullator i Energjisë (ERE), i cili përcakton rregullat për
aksesin, tarifat dhe metodologjinë e llogaritjes së kostove të
shërbimit të rigazifikimit. Draftet e rregulloreve e ligjeve për

këtë investim kanë filluar të bëhen gati qysh në vitin 2018.
VIJON.

Gezim Zile