Vlora Hub energjitik – marrëveshje shkatërruese edhe poshtëruese.

Vlora Hub energjitik – marrëveshje shkatërruese edhe poshtëruese.

Pse poshtëruese?

Firmëtari i marrveshjes Vlora Hub energjitik, përfaqësuesi i kompanisë Excelerate Energy është pronari që solli në Vlorë TECin lundrues nga Bangladeshi për parkimin e të cilit në gji të Vlorës, Shqipëria ka paguar gati 120 milion EUR, në vend që të paguhej për këtë parkim. Edhe më poshtëruese është fakti se taksa-paguesit shqiptarë do vazhdojnë të paguajnë akoma, pasi firmëtari i marrveshjes ka kërkuar dhe është pranaur menjëherë nga pala shqipëtare, që TECi lundrues të mbetet në Gji të Vlorës, që do kërkonte miliona të tjera të shpenzuara, për ta mbajtur si muze.

Pse shkatërruese?

Shqipëria në mënyrë të natyrshme dhe me shpejtësi, po ecën drejt një pavarësie energjitike të plotë, pa energji te prodhuar nga burime fosile, por vetem me burime të rinovueshme, madje mund të jetë qysh tani e tillë. Ky është fakt, që në ceremoninë te marrveshjes poshtëruese vetë Kryeministri z. Rama tha se në vitin 2030 Shqipëria do të jetë eksportuese neto e energjisë nga burime të rinovueshme. Kjo që thotë Rama dhe që këto vitet e fundit është slogan që Qeveria e përsërit kudo nëpër samite e takime ndërkombëtarësh i shkon për shtat politikës së Bashkimit Europian, për energjinë.

Shqipëria, ndryshe nga shumë vende në Europe, të cilat kanë një lloj vartësie nga gazi, po vuajnë për shkak të rritjes së çmimit të naftës e gazit, pikërisht nga që nuk ka centrale gazi nuk ndjen asnjë shqetësimin për furmizimin me energji elektrike dhe nuk ka asnje rritje çmimesh apo subvencion nga shteti per të.

Shqipëria është e sigurtë lidhur me prodhimin dhe konsumin e energjise elektrike.

Nëse merr rrugë kjo marrveshje për të futur gazin në Shqipëri, duke ndërtuar TECe në Shqipëri, e për më tepër duke përdorur territorrin shqiptar per te shitur gaz dhe energji te prodhuar nga gazi në gjithë Ballkanin, Shqipëria pëson një shkatërrim shumë planësh, ekonomi, social, ekologjik.

Fatkeqsisht shkatërrimi ka filluar të ndodhë me fillimin e punimeve për ndërtimin e TECit të Roskovecit, që do eksportoj energji në Greqi dhe gjetkë, për të cilin Qeveria përpiqet të sigurojë një heshtje absolute në medja, duke plotësuar letra gjysmake, jo ligjore, dhe duke rreshtuar avokatet, qe mbajnë dhe emrin avokat të shtetit të rrëzojnë paditë në Gjykatë.

Nëse në Vlorë instalohet HUBi energjitik për të ndërtuar TECe në Vlorë e për të shitur energji dhe gaz në Ballkan, thjesht Vlorës turistike i janë vënë minat, me “shperthim” të ngadalshëm.

Nuk do vinë turistët për të thithur ajjrin e gazit që digjet nëpër TECet në Vlorë e për të vizituar “specien” e zhdukur në Botë të TECit lundrues. Nuk mund të përjashtohet dhe ndonjë shpërthim I papritur nga ndonjë aksident, apo raketë e ardhur drejt HUB-it energjitik, në ndonjë situatë lufte, që mund ta bëj Vlorën shkrumb e hi.

Nuk mund të mos llogatitet dëmi në shëndet dhe kostot shëndetsore te shtuara nga djegja e gazit dhe avujt e gazit në Vlorë.

Por ka dhe perfitime. Perfiton kompania Excelerate Energy, kompania që e zgjodhi znj. Balluku, e na solli nga Bangladeshi TECin lundrues, perfitojnë dhe disa kontraktore e miq të Excelerate Energy, në Shqipëri, në Greqi, në Itali, por sigurisht dhe në Amerikë.

A mund ta lejojnë vlonjatët këtë poshtërrim dhe shkatërrim të jetesës sot e në breza, duke e transformuar Vlorën nga vend turistik, në një vend fosilesh?

Në 2005 qytetaret e Vlorës masivisht e fort e kundërshtuan dhe zmbrapsen Parkun Energjitik të projektuar nga raca e këtij që firmosi tani këtë marrveshjen e HUBit energjitik dhe që solli TECin lundrues në Gji të Vlorës prej Bangladeshit.

Vlonjati jep shumë, por poshtërrimin nuk e duron dot.